UBT News

Çmimi i naftës i njëjtë me dje, gazi lirohet për një cent

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për ditën e enjte. Sipas vendimit të ministrisë, çmimi për një litër naftë ka mbetur i pandryshuar nga e mërkura dhe do të jetë 1.59 euro.

E njëjtë ka mbetur edhe benzina, e cila të enjten do të shitet për 1.49 euro për litër. Ndërkohë, çmimi i gazit ka shënuar një rënie të lehtë prej një centi, duke u tregtuar me 0.76 euro për litër.

Shtrenjtimi i përgjithshëm i naftës ka ardhur si pasojë e zhvillimeve ndërkombëtare pas 28 shkurtit, kur shpërthimi i konfliktit mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit solli mbylljen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë strategjike detare përmes së cilës kalon rreth 20 për qind e furnizimit global me naftë.

Exit mobile version