UBT News

Çmimet Golden Globes ndahen pa prezencë të yjeve të filmit

Filmat, “West Side Story” dhe “The Power of the Dog”, kanë qenë fituesit më të mëdhenj në ceremoninë e ndarjes së Çmimeve Golden Globes më 9 janar.

Ceremonia e këtij viti është mbajtur si kurrë më parë: pa pjesëmarrje të yjeve të filmit dhe pa transmetim televiziv.

Një format i tillë është rezultat i supozimeve për korrupsion dhe mungesë të diversitetit në trupin votues.

Si rezultat, ceremonia e vogël e këtij viti është mbajtur në Llos Angjelles pa tepih të kuq apo qasje zyrtare të mediave.

Filmi i regjisorit, Steven Spielberg, “West Wide Story”, ka fituar çmimin në kategorinë e filmit muzikor, derisa çmime kanë fituar edhe aktoret e filmit, Rachel Zegler dhe Ariana DeBose.

Filmi “The Power of The Dog” ka fituar çmimin për dramën më të mirë dhe regjisorja e tij, Jane Campion ka fituar çmimin për regjinë më të mirë.

Mungesa e personaliteteve të famshme dhe pjesëmarrje pa prezencë fizike, por online, ka nënkuptuar se gjatë natës nuk janë mbajtur fjalime që do të mbahen në mend./REL

Exit mobile version