Një skenë vrasje në tentativë, por në fushën e blertë të futbollit. Kjo pamje e frikshme aq sa sureale i doli përpara spektatorëve të ndeshjes midis San Paolo-Rs dhe Guarani de Venancio Aires , e vlefshme për kampionatin A2 të shtetit të Rio Grandes do Sul.
Guarani po fitonte 1-0, kur në minutën e 15-të të pjesës së dytë, krejt papritur, futbollisti William RIbeiro fillimisht shtyn dhe më pas shkelmon në kokë arbitrin e ndeshjes, Rodrigo Crivellaro, që kishte pasur “fajin” e dhënies së një kartoni të verdhë.
Arbitri humbi ndjenjat nga sulmi barbar, dhe u transportua me urgjencë në spital, ku ende mbahet nën vëzhgimin e mjekëve.
Ndërkohë, për William Ribeiro jo vetëm ka përfunduar karriera mediokre si futbollist, por ndoshta edhe jeta si njeri i lirë. Ai u arrestua në flagrancë nga forcat e rëndit që në kampionatet braziliane ndodhet gjithmonë e pranishme dhe në gatishmëri, me akuzën e vrasjes në tentativë.