Nga Albert Vataj
I ftuar nga Mbreti i Francës, Francis I, Leonardo da Vinçi u largua nga Italia dhe u vendos këtu në Château du Clos Lucé në vjeshtën e vitit 1516. I emëruar ‘piktori i parë, inxhinier dhe arkitekt në Mbretin’, da Vinçi i shërbeu mbretit me talentet e tij, duke punuar pa u lodhur në projekte të shumta dhe duke imagjinuar plane për shëtitoren ‘ideale’. Më 23 prill 1519, Leonardo da Vinçi i kërkoi Guillaume Boureau-një noter lokal në Amboise-për të hartuar vullnetin e tij. Ai vdiq në Clos Lucé më 2 maj 1519.
Falë pronarëve të saj të shquar, kjo shtëpi sot renditet si një monument historik është i mbrojtur nga prishja apo rindërtimi. Pas vitit 1855 u bë Muzeu i mirënjohur për jetën, punën dhe kujtesën e Leonardo Da Vinçit, e cila u vendos dhe u drejtua nga familja Saint-Bris, të cilët ishin pronarët përfundimtare të pronës.
Edhe sot pas 500 vitesh dhoma e Leonardos, kuzhina, dhoma e madhe kanë mundur të mbijetojnë nëpërmjet punës restauruese të disa elementeve, dhe komponimeve të strukturës dhe arredimit, duke i qëndruar besnik origjinalit kur gjithë kjo bujari e Mbretit te Francës, Frencis I, ju ofrua mjeshtrit për veprën dhe devocionin krijues të ditëve të fundit.
Në ambientet e kësaj shtëpie muze gjenden gjithashtu edhe disa prej shpikjeve të fundit të Leonardos, si pjesë e koleksionit njohës së punës së mjeshtrit për vizitorët e shumtë që vijnë të shohin shtëpinë ku dha frymën e fundit ai që jetësoi hapat e parë të dritës mbi terrin e mesjetës./KultPlus