Aktori George Clooney përmes një letre të hapur u ka kërkuar mediave të mos publikojnë fotografi ku shfaqen fytyrat e fëmijëve të tij.
Ylli thotë se imazhe të tilla i vënë në rrezik dy fëmijët e tij, veçanërisht për shkak të punës së gruas së tij. Gruaja e tij, Amal Clooney, është avokate e të drejtave të njeriut, siç e përshkruan aktori përmes letrës, i çon në gjyq grupet kriminale.
Aktori, që shkëlqeu në filmat “Gravity” dhe “Ocean’s Eleven”, tha se ai dhe gruaja e tij nuk kanë llogari në rrjete sociale dhe se e mbrojnë privatësinë e fëmijëve të tyre. Clooney tha se vendosi të shkruante letrën pasi pa fotot e vajzës 1-vjeçare të aktores amerikane, Billie Lourd, të publikuara në internet.
George dhe Amal Clooney u martuan në vitin 2014. Ata janë prindër të binjakëve./UBTNews