UBT News

Clarkson thotë se i kërkoi falje çiftit Harry dhe Meghan për kolumnën në të cilën thoshte se e urren dukeshën e Sussexit

Jeremy Clarkson thotë se ai i kërkoi falje princit Harry dhe dukeshës Meghan për kolumnën e tij në gazetën The Sun, në të cilën ai thoshte se “e urren” dukeshën e Sussexit.

Prezantuesi televiziv tha se ai i dërgoi një email çiftit në ditën e Krishtlindjeve për t’iu kërkuar falje dhe se gjuha e tij në kolumnë ishte “turpëruese”.

Edhe gazeta The Sun kërkoi falje për artikullin e dhjetorit. Madje e largoi shkrimin nga uebsajti.

Në kolumnë, Clarkson shkroi se ai ishte shtrirë në shtrat “duke ëndërruar ditën kur ajo [Meghan] do të detyrohet të parakalojë lakuriq nëpër rrugët e çdo qyteti në Britani, ndërsa turmat brohorasin “Turp!”.

Ai tha se çdo person i moshës së tij do të mendonte njëjtë. Ai tha se apeli i saj te të rinjtë që mendonin se ajo ishte e burgosur e pallatit Buckingham “e dëshpëroi” atë.

25 mijë ankesa janë bërë te rregullatori Ipso që nga publikimi i artikullit./UBTNews/

Exit mobile version