UBT News

Çka tha Alex Rodriguez pak para martesës së J Lo me Ben Affleck?

Alex Rodriguez duket se s’është i zemëruar kur flitet për ndarjen e tij me Jennifer Lopez. Disa ditë para se J Lo të martohej me Ben Affleck në Las Vegas, u lansua episodi i “The Martha Stewart Podcast”, ku ishte mysafir Rodriguez.

Ish-lojtari i bejsbollit u pyet për lidhjen e tij me Lopez, me të cilën ishte i fejuar për gati dy vjet, derisa u ndanë në prill të vitit 2021. Rodriguez tha se nuk i bie pishman, duke shtuar se “Ata kaluan kohë të mirë bashkë”.

“Më e rëndësishmja, ne gjithmonë i kemi fëmijët prioritet para çdo vendimi që marrim”, deklaroi mes tjerash ai.

“Po u thosha disa kolegëve të mi disa ditë më parë për Jenniferin se ajo është artistja më e talentuar ndonjëherë. Punon fort. Është interpretuese e mirë”, deklaroi ai tutje.

Kur ishin bashkë, ata u panë nën shoqërinë e fëmijëve të tyre nga lidhjet e mëparshme. Ai u shpreh shumë mirënjohës ndaj J Lo./UBTNews/

Exit mobile version