UBT News

Çka i shkruan Lajçak Lobit të Grave të Europës Juglindore?

Po ju dërgojmë për publikim letrën e BE-së, respektivisht të
përfaqësuesit special të BE-së për dialogun e Brukselit mes Kosovës dhe
Serbisë, z. Miroslav Lajcak e cila është përgjigje në letrën e dërguar
të Lobit Rajonal të Grave të Evropës Juglindore të drejtuar nga z. Edita
Tahiri dhe në përbërje të Këshillit drejtues nga gra lidere të shtatë
shteteve të rajonit të Ballkanit, përfshirë (Sonja Biserko-Serbi,
Memnuna Zvizdić–Bosnjë&Hercegovinë, Gordana Sobol–Kroaci, Nada Drobnjak
–Mali i Zi, Eglantina Gjermeni–Shqipëri dhe Irina Pockova–Maqedonia e
Veriut)

Është me rëndësi të theksohet se Bashkimi Evropian në letrën e tij
thekson se “Dialogu në Bruksel nuk do të ketë në agjendë temën e
shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe ajo që ata
kërkojnë është një marrëveshje që do të kontribuojë në stabilitetin
rajonal, normalizojë marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës dhe do
t’iu ndihmojë të ecin përpara në rrugët e tyre respektive europiane”.
Poashtu, BE siguron angazhimin për të respektur çështjet gjinore të
cilat do të reflektohen në marrëveshje.

Të bashkangjtur po ju dërgojmë letrën origjinale në gjuhën angleze dhe
përkthimin e sajë në gjuhën shqipe dhe një foto të antareve të Këshillit
Drejtues të Lobit.

Ju falënderojmë për bashkëpunimin,

Me respekt,

Diana Çekaj-Berisha
RWLSEE Coordinator

Exit mobile version