Kreu i administratës ushtarake rajonale të Luhanskut u bëri thirrje civilëve të martën që të evakuohen mes një përshkallëzimi të luftimeve dhe rënies së qytetit Kreminna në duart e forcave ruse.
“Ju lutemi, evakuoni tani! Banorët e Kreminna-s nuk ia dolën në kohë dhe tani janë pengje”, tha Serhii Haidai.
Haidai tha se evakuimet do të ndodhin edhe pse forcat ruse kishin refuzuar një armëpushim.
Përpjekjet për evakuim do të përqendrohen në zonat e Rubizhne, Severodonetsk, Lysychansk, Popasna dhe Hirske, tha Haidai, duke shtuar se njerëzit kishin dalë vullnetarë për të ndihmuar pavarësisht granatimeve të rënda ruse.
“Policia do të shoqërojë të moshuarit dhe personat më pak të lëvizshëm në autobusë, si dhe personat nga strehimoret”, tha ai. “Prandaj, kur të shihni patrullën e policisë, mos vononi, ky është një shans për të shpëtuar. Ka më pak mundësi për të evakuuar nga dita në ditë”./UBTNews/