Banorët vendas thuhet se janë në mesin e të vrarëve në një sulm të befasishëm nga një grup zbulues ukrainas në rajonin Bryansk të Rusisë.
Agjencia ruse e lajmeve TASS thotë se gardistët rusë po luftojnë kundër grupit që depërtoi sot në kufirin e rajonit.
Deri në gjashtë persona mund të mbahen peng dhe civilë thuhet se janë vrarë dhe plagosur, thotë agjencia.
Shërbimi rus i sigurisë tha se forcat e saj dhe ushtria po përpiqeshin të likuidonin atë që e quajti “një grup i armatosur nacionalistësh ukrainas”./UBTNews/