Pep Guardiola nuk pret që Manchester City të transferojë një sulmues të ri në afatin kalimtar të janarit.
Strategu spanjoll e ka të qartë se skuadra e tij vazhdon të ketë probleme në fazën e sulmit, megjithatë problem dëshiron ta zgjidhë me lojtarët që i ka brenda.
Gabriel Jesus pritet të kthehet për takimin çerekfinal të Carabao Cup kundër Arsenalit, derisa Sergio Aguero është duke pasur probleme me kondicion.
Kur është pyetur nga gazetarët se a mund të ndodhë ndonjë transferimin i ri në afatin dimëror, trajneri ka mohuar.
“Jo, nuk besoj, sepse situata ekonomike në gjithë botën është e këtillë. Të gjitha klubet kanë vështirësi – as ne nuk bëjmë përjashtim”, ka thënë Guardiola në konferencën për shtyp.