UBT News

City ndalet në garën për titull pas barazimit me Evertonin

Manchester City ka humbur hapin në garën për titullin e Premier League pas një barazimi dramatik 3:3 ndaj Everton FC, në një ndeshje të xhiros së 35-të.

Skuadra e Pep Guardiolës u ndal në këtë përballje të hënën mbrëma, duke mbetur tashmë pesë pikë prapa liderit Arsenal FC, i cili ka 76 pikë, ndërsa City është në vendin e dytë me 71 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

City shmangu humbjen në sekondat e fundit, kur Jeremy Doku realizoi golin e barazimit 3:3 në minutën e 97-të. Ai kishte shënuar edhe golin e parë për vendasit në minutën e 43-të. Gol tjetër për Cityn realizoi Erling Haaland në minutën e 83-të.

Nga ana tjetër, Evertoni përmbysi përkohësisht rezultatin në pjesën e dytë. Fillimisht barazoi me Thierno Barryn në minutën e 68-të, më pas kaloi në epërsi me Jake O’Brien në minutën e 73-të, ndërsa Barry shënoi edhe golin e tretë në minutën e 81-të.

Me këtë barazim, Evertoni mban vendin e 10-të me 48 pikë.

Exit mobile version