UBT News

City ka refuzuar transferimin e Neymarit

Afati kalimtar veror i transferimeve tani është zyrtarisht i mbyllur, ku shumë klube shfrytëzuan rastin që të përforcohen me lojtarët që i dëshironin.

Një ndër këto klube ishte edhe kampioni anglez, Manchester City, i cili transferoi yllin norvegjez, Erling Haaland, së bashku me Julian Alvarez, Manuel Akanji dhe Stefan Ortegan.

Tani, siç raportohet nga “Marca”, City kishte shansin që të nënshkruante edhe me yllin brazilian, Neymar.

Paris Saint-Germain i kishte ofruar Neymarin skuadrës së Pep Guardiolas, por që ky i fundit kishte vendosur kundër kësaj lëvizjeje.

Super ylli brazilian besohej se do të largohej këtë verë nga gjiganti francez për shkak të problemeve të fundit me Kylian Mbappe, por ka vendosur që të vazhdojë të ardhmen e tij në “Parc des Princes”.

Exit mobile version