Manchester City po përgatit një ofertë zyrtare për Joško Gvardiol pasi kushtet personale me lojtarin janë dakorduar javën e kaluar.
Mësohet se oferta e parë e paraqitur nga City ne vlerë prej 75 milionë eurove plus shtesat u refuzua nga RB Leipzig, por bisedimet do të vazhdojnë edhe ditëve në vazhdim.
Skuadra gjermane kërkon 100 milionë euro për qendërmbrojtësin kroat pasi ata presin që ai të jetë mbrojtësi më i shtrenjtë në histori.
Me transferimin e tij, gazetari Fabrizio Romano, raporton se Pep Guardiola do ta mbyllet merkaton për këtë afat kalimtar.