UBT News

City e synon thellimin e distancës

“Citizens” do të mundohen ta mposhtin Wolverhamptonin për t’iu afruar edhe më shumë titullit të kampionit në Premierligë.

Manchester City do ta hapë sonte xhiron e 27-të të Premierligës, ku Citizens do të kenë punë me Wolverhamptonin, të cilin do ta presë në “Etihad Stadium”.

Skuadra e Pep Guardiolës do ta kërkojë trepikëshin e radhës, në mënyrë që të shkëputet edhe më shumë në krye të tabelës. City aktualisht i ka 62 pikë, 12 më shumë se përcjellësi kryesor, rivali lokal, Manchester United.

Prandaj, çdo fitore tash e tutje do t’i afrojë “Qytetarët” me titull të kampionit. Nga ana tjetër, Wolves do të ishin të kënaqur me një pikë në këtë udhëtim të vështirë.

Ndeshja në mes të Manchester Cityt me Wolverhamptonin do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00. 

Exit mobile version