UBT News

City dhe Atletico me synimin e vetëm për kualifikim tutje, ja formacionet e mundshme

Sot me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet përballja mes Atletico Madridit dhe Manchester Cityt, e vlefshme kjo për ndeshjen e kthimit të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në stadiumin “Etihad”, City shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Atleticos, ku golin e fitores e shënoi ylli belg, Kevin De Bruyne.

Ndërkaq, në ndeshjet e fundit të zhvilluara, kampioni anglez barazoi 2:2 me Liverpoolin, kurse Atletico Madridi pësoi humbje 1:0 nga skuadra e Mallorcas.

Fituesi i takimit të sotëm do të sigurojë biletën drejt gjysmëfinales së kësaj gare, atje ku gjenden Real Madridi dhe Villarreali.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Atleticon nuk do të paraqiten Gimenez dhe Herrera, kurse te City mungojnë Jesus, Mendy dhe Palmer.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:

Atletico Madridi (3-5-2): Oblak; Savic, Felipe, Reinildo; Vrsaljko, Llorente, Koke, Lemar, Lodi; Griezmann, Felix

Manchester City (4-3-3): Ederson; Walker, Stones, Laporte, Ake; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Foden, Sterling

21:00 Atletico Madrid – Manchester City (Stadiumi Wanda Metropolitano)

Exit mobile version