UBT News

Ciro Immobile: Muriqi më njeh, ani pse dallojmë në stilin e lojës

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka përmendur lojtarin e Kosovës, transferimin më të ri të Lazios, Vedat Muriqin.

Futbollisti nga Kosova, i cili këtë verë zgjodhi Lazion para shumë ekipeve tjera që po e kërkonin, është përfshirë në skuadrën e Simone Inzaghit për Ligën e Kampionëve.

Ai në konferencën për shtyp që e kishte një ditë para ndeshjes kundër Borussia Dortmund-it tha se Muriqi është një lojtar ndryshe nga vet ai dhe Joaquin Correa.

“Vedat Muriqi është një sulmues ndryshe nga unë dhe Joaquin Correa. Ngjan me Felipe Caicedo, por ka karakteristika të ndryshme”, tha sulmuesi italian.

Sipas tij ata do të kombinohen mirë në fushë ngaqë, Muriqi i di lëvizjet e tij.

“Kosovari më njeh, ai i di lëvizjet e mia në fushë. Do të na japë një ndihmë shtesë”, ka thënë sulmuesi italian, Ciro Immobile./UBTNews

Exit mobile version