Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se Cirku Kombëtar po merr pjesë në festivalin “Faerbi” që po zhvillohet në Wetzikon, afër Zyrihut në Zvicër.
Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë me ndjekësit një seri fotografish nga trupa e cirkut, duke përshkruar performancën e tyre me fjalët:
“Trupa jonë magjike pushtoi për tre netë skenën e ‘Faerbi Festival’ në Wetzikon–Zyrih, duke sjellë ngjyra, energji dhe diversitet kulturor për publikun”.