UBT News

“Cirku Fluturues” fiton çmim në Francë

Projekti filmik “Cirku Fluturues”, ka fituar çmimin kryesor në War on Screen IFF, Chalons en Champagne, Francë. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, që u shpreh se është një lajm i mrekullueshëm për kinematografinë kosovare.

“Përgëzime regjisorit Fatos Berisha, producentes Vjosa Berisha dhe ekipit realizues të filmit të metrazhit të gjatë “Cirku Fluturues” i cili sonte ka fituar çmimin kryesor ne War on Screen IFF, Chalons en Champagne, Francë.Projekti filmik ‘Cirku Fluturues’ është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe ky çmim është një lajm i mrekullueshëm për kinematografinë kosovare.”, ka shkruar Dumoshi./UBTNews

Exit mobile version