Kompania britanike, Cineworld, ka thënë të hënën se është duke shqyrtuar mundësinë e aplikimit për falimentim në Shtetet e Bashkuara, pasi po përballet me borxhe të mëdha.
Cineworld është kompania e dytë më e madhe e kinemave në botë.
“Cineworld pret që të vazhdojnë punën si zakonisht derisa të bëjë ndonjë aplikim”, është thënë në deklaratë.
Vlera e aksioneve të kompanisë ka rënë në nivele rekorde të premten, pasi në një raport të gazetës Wall Street Journal është thënë se kompania po përgatitet për falimentim në ShBA dhe Britani.
Kompania ka thënë se aktualisht është duke analizuar mënyra si të ristrukturojë biznesin. Kjo kompani me bazë në Brentford, është themeluar nga Steve Wiener më 1995.
Udhëheqës të saj kanë thënë se janë duke negociuar me shumë huamarrës dhe këshilltarë financiarë e ligjorë./REL