UBT News

Cima po përballet me COVID-19, e bija e tij kërkon gjak për të

Humoristi i mirënjohur shqiptar, Rasim Thaçi – Cima është duke u përballur me COVID-19.

Vajza e tij, Adelina Thaçi – Meta ka kërkuar nga personat që e kanë kaluar COVID-in dhe që e kanë grupin e gjakut A pozitiv dhe A negativ, nga personat që e kaluan koronavirusin, meqë iu duhet që përmes gjakut të tyre, t’i marrin mbi 50 antitrupa.

“Përshëndetje miq. Kërkojmë urgjent persona që sapo kanë kaluar COVID-19, e që kanë grupin e gjakut A pozitiv apo A Negativ, sepse na duhet që përmes gjakut të tyre të ju marrim antitrupat.Kjo është për babin tim, na duhet përmbi 50 Antitrupa”, shkroi ajo mes tjerash.

Këngëtarja nuk ka dhënë detaje lidhur me gjendjen shëndetësore të të atit./UBTNews

Exit mobile version