UBT News

Cilat janë rregullat e luftës dhe a mund të ndiqet penalisht Putini për Ukrainën?

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar sulmin në maternitet dhe spitalin e fëmijëve si “krim lufte”.

Mund të mos duket kështu, por edhe lufta ka rregulla, siç thotë Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Këto bazohen në traktatet e quajtura Konventat e Gjenevës dhe një varg ligjesh dhe marrëveshjesh të tjera ndërkombëtare.

Cilat janë rregullat e një lufte?

Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht as infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre. Disa armë janë të ndaluara, si minat tokësore kundër personelit dhe armët kimike ose biologjike.

Duhet kujdes i shtuar ndaj të sëmurëve dhe të plagosurve, përfshirë edhe ndaj ushtarëve të plagosur, të cilët kanë të drejta si të burgosur lufte.

Ligjet e tjera ndalojnë torturën dhe gjenocidin, përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish.

Veprat e rënda gjatë luftës, si vrasja, përdhunimi ose persekutimi masiv i një grupi, njihen si “krime kundër njerëzimit”.

Çfarë akuzash për krime lufte ka pasur në Ukrainë?

Ukraina tha se sulmi ajror rus mbi maternitetet dhe repartet e fëmijëve në Mariupol ishte një krim lufte. Tre persona, përfshirë një fëmijë u vranë dhe 17 punonjës dhe pacientë u plagosën. U raportua gjithashtu se trupat ruse kanë vënë në shënjestër civilët ukrainas që po ikin.

Ka prova në rritje se bomba thërrmuese – municione që ndahen në shumë bomba kanë goditur zonat civile të Kharkiv.

As Rusia dhe as Ukraina nuk kanë nënshkruar një ndalim mbarëbotëror për përdorimin e tyre, por këto incidente mund të mkonsiderohen ende një krim lufte.

Ministria e Mbrojtjes e Britanisë së Madhe thotë se Rusia ka përdorur eksplozivë termobarikë, të cilët krijojnë një vakum masiv duke thithur oksigjen. Këta eksplozivë shkatërrues nuk janë të ndaluar, por përdorimi i qëllimshëm i tyre pranë civilëve pothuajse me siguri do të shkelte rregullat e luftës.

Shumë ekspertë argumentojnë se pushtimi në vetvete është një krim nën konceptin e luftës agresive.

Si ndiqen të dyshuarit për krime lufte?

Secili shtet ka për detyrë të hetojë krimet e dyshuara të luftës, disa kombe e bëjnë këtë më shumë se të tjerat/

Në Mbretërinë e Bashkuar, oficerë të lartë të policisë kanë ofruar ndihmë në mbledhjen e provave të krimeve të mundshme në Ukrainë.

Si mund të ndiqen penalisht të dyshuarit për krime lufte?

Ka pasur një sërë gjykatash të njëpasnjëshme që nga Lufta e Dytë Botërore, përfshirë gjykatën për krimet e luftës të kryera pas shpërbërjes së Jugosllavisë.

Një organ u krijua gjithashtu për të ndjekur penalisht disa nga ata që ishin përgjegjës për gjenocidin në Ruanda, ku ekstremistët Hutu masakruan 800 mijë njerëz brenda 100 ditësh në vitin 1994.

Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale (GjPN) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GjND) kanë role që mbrojnë rregullat e luftës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë

GjND-ja vendos për mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve, por nuk mund të ndjekë penalisht individët. Ukraina ka nisur një çështje atje kundër Rusisë lidhur me pushtimin.

Nëse GjND-ja do të vendoste kundër Rusisë, detyra e zbatimit të atij vendimi do t’i takonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së (KSOKB). Por Rusia një nga pesë anëtarët e përhershëm të KS të OKB-së mund të vë veton ndaj çdo propozimi për ta sanksionuar atë.

Gjykata Ndërkombëtare Penale

GjNP-ja heton dhe ndjek penalisht kriminelët individualë të luftës të cilët nuk janë para gjykatave të shteteve individuale. Është pasardhësi modern dhe i përhershëm i Nuremberg-ut, i cili ndoqi penalisht liderët më të rëndësishëm nazistë të mbijetuar në paraburgim më 1945. Nuremberg e largoi parimin se shtetet mund të bien dakord për krijimin e një gjykate të posaçme për të mbështetur ligjin ndërkombëtar.

A mundet GjNP të ndjekë penalisht veprat në Ukrainë?

Kryeprokurori i GjNP-së, avokati britanik Karim Khan QC, thotë se ka një bazë të arsyeshme për të besuar se krimet e luftës janë kryer në Ukrainë dhe ai ka lejen e 39 shteteve për të hetuar.

Hetuesit do të shqyrtojnë akuzat e së shkuarës dhe të tashmes duke u kthyer deri në vitin 2013, përpara aneksimit të Krimesë nga Rusia nga Ukraina. Nëse ka prova kundër individëve, prokurori do t’u kërkojë gjykatësve të GjNP-së të lëshojnë urdhër-arreste për t’i sjellë ata në gjyq, i cili do të mbahet në Hagë. Pikërisht këtu bëhen të dukshme kufizimet praktike të fuqisë së gjykatës. Gjykata nuk ka forcat e saj policore. Ajo mbështetet te shtetet për të arrestuar të dyshuarit.

Por Rusia nuk është anëtare e gjykatës, ajo u tërhoq në vitin 2016. Presidenti Putin nuk do të ekstradojë asnjë të dyshuar. Nëse një i dyshuar shkon në një vend tjetër, ai mund të arrestohet – por kjo është një nëse.

A mund të ndiqen penalisht presidenti Putin dhe udhëheqësit tjerë?

Është shumë më e lehtë t’i kapësh një krim lufte një ushtari që e kryen atë, sesa udhëheqësit që i urdhëruan të qëllojnë. Por, GjNP-ja mund të ndjekë penalisht edhe veprën penale të “bërjes së luftës agresive”. Ky është krimi i një pushtimi ose konflikti të pajustifikuar, përtej veprimit të justifikueshëm ushtarak në vetëmbrojtje.

Filloi në Nuremberg, pasi gjyqtari i dërguar nga Moska bindi aleatët se udhëheqësit nazistë duhet të përballen me drejtësinë për “krime kundër paqes”.

Këtu është problemi, Profesor Philippe Sands QC, një ekspert i së drejtës ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Londrës, thotë se GjPN-ja nuk mund të ndiqte penalisht liderët e Rusisë për këtë vepër, sepse vendi nuk është një nënshkrues i gjykatës.

Në teori, Këshilli i Sigurimit i OKB-së mund t’i kërkojë GjPN-së që të hetojë këtë vepër. Por përsëri, Rusia mund të vë veton për këtë si një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit.

Pra, a ka ndonjë mënyrë tjetër për të ndjekur penalisht individët?

Efektiviteti i GjPN-së dhe mënyra se si e drejta ndërkombëtare funksionon në praktikë nuk varet vetëm nga traktatet, por nga politika dhe diplomacia.

Prof Sands dhe shumë ekspertë të tjerë argumentojnë se si Nurembergu, zgjidhja qëndron edhe një herë në diplomacinë dhe marrëveshjen ndërkombëtare. Ai u bën thirrje liderëve botërorë që të ngrisin një gjykatë të njëhershme për të ndjekur penalisht krimin dhe agresionin rus në Ukrainë./UBTNews/

Exit mobile version