UBT News

Cikloni Freddy lë rreth 200 të vdekur në Malavi dhe Mozambik

Një ciklon që ka përshkuar Malavinë dhe Mozambikun, ka lënë të vdekur rreth 200 njerëz dhe shumë të tjerë të plagosur ose të zhdukur.

Të paktën 190 persona kanë vdekur në Malavi dhe pesë janë konfirmuar të vdekur në Mozambik, ku nuk dihet ende saktë se sa viktima dhe sa dëme ka shkaktuar.

Autoritetet në Malavi besojnë se numri i viktimave do të rritet.

Cikloni Freddy goditi Afrikën për herë të dytë brenda një muaji të shtunën mbrëma./UBTNews/

Exit mobile version