UBT News

Çifti që rikrijon skenat e filmave

Pas disa udhëtimesh në vende të ndryshme, çifti Robin Lachhein dhe Judith Schneider, të dy nga Frankfurti i Gjermanisë, deshën të bënin diçka shumë të veçantë. Ata diskutuan shumë ide para se t’i dhënë jetë idesë që i entuziazmoi ata më së shumti – ajo që të shkonin në lokacionet ku ishin xhiruar disa filma dhe t’i rikrijonin skenat e filmave.

Në vitin 2014, ata vizituan Pragën dhe rikrijuan një pjesë nga filmi “Mission: Impossible” i vitit 1996, që ta dokumentonin këtë përmes pamjes.

Vite më vonë ata vizituan Romën dhe Islandën, Nju Jorkun dhe madje edhe shtetin Utah për të rikrijuar skenat apo klipe të shkurtra nga filmat sikurse “Thelma and Louise”, “The Hunger Games”, “Eat Pray Love”, “The Devil Wears Prada”, “Game of Thrones” dhe “Downton Abbey”.

Në vitin 2018, çifti krijoi një llogari në Instagram, “Secret Famous Places”, ku ata shpërndajnë klipet e shkurtra nga filmat që u inspiruan. Tani kanë gati 40 mijë ndjekës.

Lachhein, 32-vjeçar dhe Schneider, 31-vjeçar, u takuan në një festë ditëlindjeje para 11 vitesh. Ata thanë se nuk menduan që ky pasion i pazakontë do të fitonte kaq shumë vëmendje, meqë ata nuk kishin planifikuar t’i ndanin këto fotografi me botën.

“Fillimisht ne deshëm që këto fotografi t’i ruanim vetëm në dhomën e ndejës, duke ruajtur kështu kujtimet e bukura që i kemi  nga vendet që i vizituam. Por njerëzit çdoherë e më shumë po reagonin ndaj këtyre fotografive”, deklaroi Lacchein.

Ai shtoi se miqtë e tyre kishin menduar se fotografitë ishin edituar me photoshop, por më vonë e kuptuan se në të vërtetë ishin realizuar në këto vende.

Pavarësisht se kanë rikrijuar rreth 100 filma dhe skena televizive, ata synojnë edhe më shumë.

Shpresojnë se do ta vizitojnë Londrën muajt e ardhshëm, ashtu edhe Nju Jorkun dhe Australinë./UBTNews

Exit mobile version