Një çift në Kinën jugore u bashkua me djalin e tyre pas 14 vitesh në një ceremoni emocionale të hënën, duke i dhënë fund kërkimeve 14-vjeçare, që frymëzuan një film hit.
Sun Zhuo, 18-vjeçar, u plaçkit në qytetin e Shenzhenit në vitin 2007, atëherë kur ishte vetëm 4-vjeç, por prindërit e tij nuk hoqën dorë kurrë.
Babai i tij, Sun Haiyang, dhe e ëma e tij, Peng Siying, e shitën gjithë pasurinë për të financuar kërkimet, dhe ofruan një shpërblim prej 31 mijë dollarë për të gjetur vendndodhjen e tij, raportuan mediat kineze.
Gjatë viteve, Sun Haiyang tha se ka udhëtuar në pothuajse çdo regjion të Kinës për ta gjetur djalin.
“Dearest”, një film i vitit 2014 nga regjisori Peter Chan, u bazua në storien e tyre, dhe fitoi më shumë se 50 milionë dollarë në arkë, sipas IMDb, dhe solli në qendër të vëmendjes çështjen e përhapur të rrëmbimit dhe trafikimit të fëmijëve në Kinë.
Sipas autoriteteve kineze, më shumë se 8 mijë fëmijë të rrëmbyer janë ribashkuar me prindërit e tyre në vitin 2021./UBTNews