Një video e publikuar nga autoritetet e Las Vegasit , me protagonist një 18 vjeçar dhe të dashurën e tij 16 vjeçare, të cilët akuzohen për vrasjen e babait të kësaj të fundit dhe përpjekjen për të copëtuar trupin e tij, ka shkaktuar neveri.
Video e zbuluar nga policia tregon dy fëmijët e vegjël, Aaron Guerrero dhe Sierra Halseth , duke qeshur dhe duke bërë shaka për një vrasje që ata kryen.
Sipas New York Post , video u xhirua ndërsa çifti ishte ende duke u fshehur nga autoritetet, tre ditë pas vrasjes së Daniel Halseth në shtëpinë e tij prillin e kaluar.
“Mirësevini në kanalin tonë në YouTube, është dita e tretë që kur kemi vrarë dikë”, dëgjohet të thotë 18-vjeçari në fillim të videos tronditëse, ndërsa ai dhe e dashura e tij tregojnë tre gishta.