UBT News

Çifteve që s’iu zgjati martesa!

Jeta personale e të famshmëve është gjithmonë objekt i vëmendjes për fansat dhe gazetarët. Të famshmit gjithashtu dashurohen dhe krijojnë familje, por jo të gjitha historitë e dashurisë përfundojnë mirë dhe zgjasin gjithë jetën. Ndonjëherë, familjet e famshme ndahen pas një periudhe shumë të shkurtër kohe.

Jennifer Lopez dhe Cris Judd: 9 muaj martesë

Në vitin 2001, Jennifer Lopez u martua me një valltar nga grupi i saj, Cris Judd. Ata u fejuan dy muaj pasi filluan lidhjen. Sidoqoftë, martesa e tyre nuk zgjati shumë – Lopez dhe Judd u ndanë pas nëntë muajsh.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus: shtatë muaj martesë

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus kishin një lidhje të paqëndrueshme që zgjati mbi 10 vjet dhe përfundimisht u martuan në vitin 2019. Për shkak të problemeve të shumta ata u ndanë, dhe thuhet se Hemsworth ishte më familjar, por Cyrus nuk ishte e tillë.

Drew Barrymore dhe Tom Green: gjashtë muaj martesë

Aktorja Drew Barrymore u martua me aktorin kanadez, Tom Green, në vitin 2001. Por pas 6 muajsh, çifti paraqiti kërkesën për divorc. Më vonë, ajo deklaroi se nuk do të duhej të lidhej me Green në një moshë kaq të re (meqë ishte vetëm 25-vjeçare në atë kohë).

Bradley Cooper dheJennifer Esposito: katër muaj martesë

Edhe pse Bradley Cooper ka pasur shumë lidhje, ai ka bërë vetëm një propozim për martesë. Në vitin 2006, Cooper u martua me aktoren dhe valltaren Jennifer Esposito. Dasma u mbajt më 30 dhjetor. Megjithatë, pas 4 muajsh, çifti bëri kërkesën për divorc, duke përmendur mospajtimet mes tyre si arsye.

Kim Kardashian dhe Kris Humphries: 72 ditë martesë

Në vitin 2013, Kim Kardashian u martua me yllin e NBA-së, Chris Humphries pas 7 muajsh lidhje. Dasma u transmetua në kuadër të spektaklit “Keeping Up With Kardashians”. Ceremonia ishte pompoze dhe familja shpenzoi 10 milionë dollarë për festën. Por pas 72 ditësh, Kardashian vendosi të bëjë kërkesë për divorc. Pas ndarjes, ish-bashkëshorti i saj vuante nga disa probleme mendore.

Eddie Murphy dhe Tracey Edmonds: 14 ditë martesë

Aktori amerikan, Eddie Murphy, i cili ka 10 fëmijë, u martua me biznesmenen Tracey Edmonds në vitin 2008. Dasma e tyre ishte vërtet romantike – të dashuruarit shkëmbyen betimet më 1 janar në plazhin e ishullit Bora Bora. Megjithatë, pas 2 javësh të porsamartuarit vlerësuan se ishte gabim.

Britney Spears dhe Jason Alexander: 55 orë martesë

Në vitin 2004, këngëtarja u martua me shokun e saj të shkollës, Jason Alexander, në Las Vegas. Por 55 orë pas ceremonisë, çifti anuloi martesën e tyre./UBTNews

Exit mobile version