Vetëm 10 muaj pasi lindi fëmijën e saj të tretë, Ciara zbuloi se humbi 39 kilogramë, u kthye në peshën që e kishte para lindjes së djalit.
“Lamtumirë 39 kilogramëve të fundit për heqjen e të cilëve punova këto pesë javët e fundit. Jam shumë krenare me veten time”, deklaroi ajo.
Kështu ajo inkurajoi edhe nënat e tjera t’i heqin kilogramët e tepërt pas shtatzënisë.
“Nëse besoni në veten dhe vendosni qëllime, gjithçka është e mundur! Punoni! Punoni dhe do t’ia dilni!”, deklaroi ajo mes tjerash.
Këngëtarja lindi djalin në korrik të vitit 2020. Ciara dhe partneri i saj Russell Wilson kanë edhe një vajzë, Sienna Princess. Ciara ka edhe një djalë, Future Zahir, me ish-të dashurin Future./UBTNews