Këngëtarja Ciara dhe fëmijët e saj do ta vizitojnë Shtëpinë e Bardhë sot, në përpjekje për të promovuar vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç.
Familja e këngëtares Ciara do të takohet me Zonjën e Parë të shtetit, Jill Biden dhe pediatren Hina Talib për të diskutuar për rëndësinë e vaksinimit për fëmijët e asaj grupmoshe.
Në fund të tetorit, FDA autorizoi vaksinën Pfizer-BioNTech COVID-19 për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës 5 deri në 11 vjeç në luftën kundër sëmundjes virale.
Gjatë vizitës, nëna e tre fëmijëve do të marrë pyetje nga miqtë dhe familja e saj për të ndihmuar në përçimin e mesazhit në lidhje me efikasitetin e vaksinës te fëmijët./UBTNews