I lindur më 1999, ai shpjegoi gjithashtu se oferta e dërguar nga Lindja e Mesme ishte veçanërisht bujare: “10 milionë neto në sezon? Jo, jo, ishte shumë më tepër…”
Ish-lojtari i Villarealit nuk donte t’ia dinte dhe gjithashtu doli kundër sugjerimeve të agjentit të tij.
“Mendja ime ishte vetëm te Milani. Agjenti im më tha: Hej, shiko, janë këto para… Unë refuzova: Nuk dua të shkoj askund tjetër, vetëm te Milani. Pastaj edhe ai hoqi dorë nga ato para. Gjëja më e rëndësishme tani është të besoj në veten time. Jam ende i ri, e kam të ardhmen përpara, më duhet të qëndroj në Europë”, – shpjegoi 25-vjeçari nigerian.
Anësori i djathtë siguron se këtë sezon në Serie A do të ketë një version të ri të tij, pas vitit të parë të përshtatjes në Itali dhe te kuqezinjtë: “A duket sikur po shohim një lojtar tjetër? Po, trajneri më jep besim. Tani më duhet të dëshmoj se jam i denjë për Milanin, mendoj se është koha ime”./UBTNews/