Christopher Nkunku është shumë pranë transferimit te AC Milan, pasi klubet Chelsea dhe Milani kanë arritur një marrëveshje verbale për kalimin e sulmuesit francez në San Siro.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, Milani do të paguajë rreth 35 milionë euro për Nkunkun, përfshirë edhe bonuset që lidhen me performancën, të cilat mund të rrisin shumën totale deri në 42 milionë euro.
Detajet e kontratës janë finalizuar, me sulmuesin që ka rënë dakord për një marrëveshje pesëvjeçare me klubin italian. Aktualisht, Chelsea dhe Milani po përgatisin dokumentet përfundimtare për finalizimin e transferimit.
Nkunku pritet të ketë një rol të rëndësishëm në projektin sulmues të AC Milanit, ndërsa nënshkrimi dhe zyrtarizimi i marrëveshjes pritet të ndodhin brenda ditëve në vijim.