UBT News

Christina Ricci rikthehet për vazhdimin e “The Addams Family”

Jenna Ortega po luan në serialin të drejtuar nga Tim Burton Wednesday, e cila dërgohet në Nevermore Academy pas një incidenti të tmerrshëm. Pas një sërë dukurish të pazakonta, duke përfshirë një tentativë vrasjeje, ajo merret me zbulimet e saj të reja dhe përpiqet të zgjidhë misterin që përfshiu prindërit e saj para 25 vitesh.

Traileri prezanton gjithashtu një numër anëtarësh të rinj në familje. Catherine Zeta-Jones dhe Luis Guzman si Morticia dhe Gomez  dhe Fred Armisen si Uncle Feste.

Në fund të klipit zbulohet rikthimi i Christina Ricci pasi portretizoi vetë personazhin titullar në filmat e Addams të viteve 1990.

Në një intervistë për revistën Variety, Ricci foli për vazhdimin e ri.

“Performanca e Jenna Ortega ishte e pabesueshme. Pashë disa nga fotot para se të shkoja në sheshxhirim kështu që e dija si dukej ajo. Ishte aq e ngjashme me origjinalin por më moderne”.

Seriali do të transmetohet më 23 nëntor në Netflix./lapsi.al

Exit mobile version