Chrissy Teigen së fundi ka thënë se shpreson që fëmijët e saj ‘të vërejnë ndryshimin’ e saj dhe kërkon falje për tweet-et e kaluara
Në faljen e saj publike, Chrissy Teigen thotë se shpreson që djali Miles dhe vajza Luna, të shohin se si ka ndryshuar pozitivisht në jetën e saj të përditshme.
Autorja shkruajti një post në të cilin ajo theu heshtjen e saj pasi kërkoi falje për ngacmimin e mëparshëm të Courtney Stodden në mediat sociale. Ajo shpjegon se nuk ka “thjesht asnjë justifikim për të thënat e mia të tmerrshme në të kaluarën”.
“E vërteta është, unë nuk jam më personi që kam shkruar ato gjëra të tmerrshme. Unë u zhvillova, bëra terapi, u martova, pata fëmijë, pësova humbje dhe dhimbje, përjetova shumë në jetë. “Jeta më ka bërë më empatike” tha ajo.
“Qëllimi im është të jem aq e mirë sa fëmijët e mi do të mendojnë se e gjithë kjo ishte një përrallë”, vazhdon Chrissy. “Jo e mirë e rremë. E mira që ka qëllimet më të mira, e mira që zgjohet duke dashur t’i bëjë miqtë, familjen, ekipin e saj dhe fansat sa më të lumtur të jetë e mundur”.
Teigen shton, “Unë do të vazhdoj të punoj për të qenë versioni më i mirë i vetes sime. […] Bota ka nevojë për më shumë mirësi dhe dashuri. Unë isha në rrugë të përmirësimit të vetes sime dekadën e kaluar dhe kjo rrugë do të vazhdojë”./UBTNews
(Hana Shala, studente në Shkenca Politike, në UBT)