UBT News

Chrissy Teigen rishfaqet në Instagram pas skandalit ku kishte ngacmuar Courtney Stodden

Modelja dhe autorja e librit të gatimit, 35 vjeçe, u rishfaq në llogarinë e burrit John Legend në Instagram këtë fundjavë, duke shënuar paraqitjen e saj të parë në platformë në disa javë që nga zbulimi se ajo ngacmoi në internet Courtney Stodden një dekadë më parë.

“Krenar për balerinen tonë të vogël!” John Legend mbishkroi postimin, i cili paraqiste vajzën e çiftit, Luna, duke veshur një kostum të kuq kërcimi, ndërsa ajo buzëqeshte në krahët e nënës së saj.

Postimi i tij mori shumë komente nga miqtë dhe fansat, dhe midis tyre kishte edhe mesazhe që i luteshin Teigen të kthehej në mediat sociale.

Të premten, u njoftua se një paraqitje nga Teigen në Sezonin 2 të serialit ‘Never Have I Ever’ ishte hequr, tha një zëdhënës i Netflix për The Wrap. Ndërsa nuk u dha asnjë arsye për largimin e saj. Largimi erdhi vetëm tre javë pasi Courtney Stodden, zbuloi në një intervistë se Teigen e kishte bullizuar në internet një dekadë më parë, kur Stodden atëherë adoleshente, zuri titujt kryesorë pasi u martua me aktorin Doug Hutchison, atëherë 51 vjeç.

“Ajo më thoshte të vrisja veten”, tha Stodden. “Gjëra të tilla si: “Mezi pres që të vdesësh”. Dhe jo vetëm ajo, por Joy Behar kaloi një ditë duke më quajtur ‘lavire’. Kishte shumë të famshëm që vepronin si bullizues në shesh lojërash. Disa nga trajtimet më të këqija që kam pasur ishin nga gratë dhe ne nuk do të përparojmë askund nëse vazhdojmë ta gjunjëzojmë njëra-tjetrën”.

Muajin e kaluar, Teigen i kërkoi falje publikisht Stodden.

“Jo shumë njerëz janë me fat që të mbajnë përgjegjësi për të gjithë dëmin e tyre të kaluar përpara të gjithë botës. Unë jam e dëshpëruar dhe e trishtuar për atë që isha dikur. Unë isha e pasigurt, duke kërkuar vëmendje”, shkroi Teigen në Twitter. “Unë jam e turpëruar dhe plotësisht e zënë ngushtë nga sjellja ime, por kjo nuk është asgjë në krahasim me atë që e bëra Courtney të ndihet”, shtoi ajo.

Teigen shtoi se ajo ishte përpjekur të fliste me Courtney privatisht, por e dinte që kërkohej falje publike.

Stodden më vonë tha se pranoi faljen publike të Teigen, por nuk kishte dëgjuar nga Teigen privatisht. Stodden gjithashtu zbuloi se ajo ishte ende e bllokuar në Twitter nga Teigen./UBTNews

Exit mobile version