Ka kaluar gati një muaj që kur “ish-mbretëresha e mediave sociale” u detyrua të kërkojë falje për sjelljen e saj në Twitter – në mënyrë specifike, duke inkurajuar Courtney Stodden, e cila ishte një adoleshente në atë kohë, të vriste veten.
Që atëherë, marka Safely e saj është hequr nga faqet e internetit të dyqaneve, episodi i saj po ashtu është larguar nga seria e Netflix, “Never Have I Ever”, dhe tani, ajo madje po largohet nga marka e saj.
Fatkeqësisht për gruan e John Legend, sipërmarrja e saj e fundit e biznesit, një markë pastrimi e themeluar me Kris Jenner, filloi vetëm disa ditë para se Courtney të tregonte për ngacmimin që iu kishte bërë. Ishte një linjë e produkteve eko-miqësore që premtonte shumë pasiqë mbështetej tek miqtë e famshëm për marketingun e tyre… një strategji e cila do të funksiononte po të mos kishin qenë skandalet e saj.
Një burim i tha revistës The Sun:
“Kris Jenner ka qenë në gjendje krize për javë me skandalin e Chrissy-t. Asaj i pëlqen Chrissy, por ndiqet nga shumë vajza dhe shitjet e tyre u bllokuan pasi dolën të gjitha tweet-at e saj”.
“Ky është skenari më i keq për ta, ata vetëm sa filluan markën e tyre të pastrimit ditë para skandalit“.
Modelja nuk është paraqitur në faqen Safely në Instagram që nga data 9 maj. Burimi vërejti se “kompanisë i është dashur të ndryshojë plotësisht strategjinë e saj të marketingut” sepse “i gjithë plani i tyre ishte të përqendroheshin në shtëpitë dhe familjet e Kris dhe modeles Chrissy”.
Por mbi të gjitha, kush mund ta parashikonte që postimet e saj të vjetra në Twitter do t’i shkaktonin gjithë këto probleme asaj?/UBTNews