UBT News

Chrissy Teigen bëri paraqitjen e parë publike pas humbjes së djalit

Ylli Chrissy Teigen bëri paraqitjen e parë publike qysh kur humbi djalin e saj, Jack. Ajo u shfaq në një tubim presidencial në Filadelfia.

Duke e shprehur mbështetjen për kandidatin demokrat, Joe Biden, si dhe për Kamala Harris, modelja doli në skenë me bashkëshortin e saj, për ta dhuruar një performancë emocionuese.

Tubimi u zhvillua në prag të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe gjatë kësaj performance, John u ndal pak edhe për të folur për kandidatët e zgjedhjeve presidenciale, dhe për përkrahjen që ua dhanë disa personaliteteve të famshme.

Kjo ishte paraqitja e parë e saj pasi humbi fëmijën në fund të shtatorit, vetëm disa javë pasi e zbuloi në klipin e këngës “Wild” se janë në pritje të një fëmije./UBTNews

Exit mobile version