UBT News

Chris Tucker zbulon arsyen pse kurrë nuk u kthye në filmin “Friday”

Aktori Chris Tucker kishte disa role të njohura nga karriera e tij filmike, por fansat gjithmonë kanë dashur ta shohin në rolin e personazhit Smokey nga filmi i parë “Friday” i vitit 1995. Të premten, aktori në një intervistë zbuloi arsyen pse nuk u kthye kurrë më në atë film.

“Një nga arsyet që nuk e realizova edhe një episod të dytë është për shkak të barit (marihuanës). Sepse ai film u bë fenomen. Nuk doja t’i shihja të tjerët duke konsumuar bari dhe asnjëherë nuk ua tregova njerëzve këtë gjë sepse harrova, por kjo ishte një nga arsyet. Nuk doja t’i prezantoja të gjithë ata që konsumojnë bari”, deklaroi ai.

Tucker përmendi gjithashtu arsye të tjera për vendimin e tij për të mos u rikthyer në filmin “Friday”, duke thënë: “Nuk kam menduar kurrë të bëj vazhdime. Gjithmonë kam dashur të bëj një punë të mirë dhe të vazhdojë me filma tjerë”./UBTNews

Exit mobile version