Prezantuesi Chris Rock nuk do të ngre padi ndaj Will Smith pasi ky i fundit e goditi me shuplakë gjatë ceremonisë së sivjetme të Oscars, konfirmoi Departamenti i Policisë së Los Angeles-it. E gjitha ndodhi kur në përpjekje për të bërë humor, Chris Rick, iu drejtua bashkëshortes së Will Smith, aktores Jada Pinket Smith duke i thënë se mezi pret ta shoh të luajë në filmin “G.I. Jane 2”, me ç’rast iu referua kokës së saj të rruar. Smith ka folur disa herë publikisht rreth faktit se vuan nga rënia e flokëve si pasojë e sëmundjes të quajtur Alopecia.
Pas shakasë, Smith doli në skenë dhe e goditi Rockun, përpara se t’i kërkonte që të mos fliste më për gruan e tij. Ylli i “The Pursuit of Happyness” u pendua për veprimin që bëri. Kur doli në skenë për ta pranuar çmimin si aktori më i mirë për rolin e tij si Richard Williams, babai i Venusit dhe Serena Williams, në filmin “King Richard”, Smith i kërkoi falje Akademisë dhe prezantuesit.
Policia e Los Angelesit konfirmoi se Rock refuzoi padinë ndaj Smith./UBTNews/