UBT News

Chris Rock mund të jetë nikoqir i ceremonisë Oscar në vitin 2023

Do të ishte rikthimi më i fuqishëm në historinë e Hollywood-it dhe një goditje në fytyrë ndaj Will Smith.

Po qarkullojnë spekulime se Chris Rock do të jetë nikoqir i edicionit të ardhshëm të ceremonisë Oscar në vitin 2023 – pasi u godit në mënyrë spektakolare në ceremoninë e këtij viti nga fituesi i çmimit ‘aktori më i mirë’, Will Smith.

Duke folur për Deadline, presidenti i Entertainment i ABC, Craig Erwich, tha se atij do t’i pëlqente ideja që Rock të rikthehej si nikoqir. Erwich tha gjithashtu se shfaqja e vitit të ardhshëm, e cila do të mbahet në muajin mars, do të jetë “edhe më e mirë”.

“Natyrisht që ka shumë polemika [rreth transmetimit të këtij viti], të cilat errësuan shumë gjëra pozitive në lidhje me shfaqjen, por unë isha vërtet i kënaqur me programin. Ishte rikthimi më i madh i çdo shfaqjeje çmimesh këtë sezon”, deklaroi ai.

Vlerësimet për transmetimin e këtij viti u rritën me 58%, me një mesatare prej 16.6 milionë shikuesish. Në krahasim, 9.8 milionë amerikanë e panë shfaqjen e vitit 2021.

Shumë njerëz u bashkuan me ceremoninë pasi Smith, 53 -vjeçar, hyri në skenë dhe e goditi Rock-un në fytyrë. Akti i dhunshëm është shkaktuar nga një shaka që Rock e bëri për Jada Pinkett Smith, e cila vuan nga çrregullim i rënies së flokëve, e njohur si alopeci./UBTNews/

Exit mobile version