UBT News

Chris Rock do të jetë nikoqir i shfaqjes së parë të drejtpërdrejtë në Netflix

Komediani Chris Rock do të moderojë shfaqjen e parë të transmetimit të drejtpërdrejtë të Netflix, pasi kompania po fillon të eksperimentojë me shfaqjen e ngjarjeve të drejtpërdrejta.

Një stand-up special nga Rock do të jetë i disponueshëm në të gjithë botën në fillim të vitit 2023. Mund të hapë derën për më shumë përmbajtje të drejtpërdrejta në Netflix – si ato sportive dhe ngjarje të tjera të rëndësishme.

Robbie Praw, nënkryetar i Netflix për formatet stand-up dhe komedi, tha se Rock është “një nga zërat komik më ikonik dhe më të rëndësishëm të brezit tonë”.

Rock ishte në qendër të një prej momenteve më të mëdha televizive live këtë vit, kur u godit në skenë nga Will Smith në Oscars./UBTNews/

Exit mobile version