Chris Noth dhe gruaja e tij, Tara Wilson, u panë së bashku për herë të parë që kur disa gra akuzuan aktorin e serialit të njohur “Sex and the City” për sulm seksual.
Çifti u fotografua në Kaliforninë Jugore gjatë asaj që dukej të ishte një shkëmbim i shpejtë i dy djemve që ata ndajnë së bashku.
Dyshja duket se po tentojnë të bëjnë më të mirën për t’u kujdesur për fëmijët pasi martesa e tyre po shpërbëhet.
Noth mbante ende unazën e martesës në fotot e publikuara për herë të parë nga Daily Mail. Megjithatë, Wilson nuk kishte të sajën.
Në dhjetor, një burim i brendshëm i tha ekskluzivisht Page Six se aktorja kanadeze-amerikane ishte “e mërzitur” për akuzat që ishin ngritur kundër bashkëshortit të saj.
“Ajo thjesht dëshiron të mbrojë fëmijët”, shtoi burimi. “Ky është prioriteti i saj numër një”.
Ndërsa Wilson e ka kaluar pjesën më të madhe të kohës në Kaliforni me fëmijët, Noth është parë i vetmuar në qytetin e Nju Jorkut – edhe në ditën e Krishtlindjeve./UBTNews/