Aktori i njohur, Chris Hemsworth tha se po bën një pushim nga aktrimi pasiqë thotë se është i rrezikuar për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.
Këtë e kuptoi pasi iu nënshtrua disa testeve në kuadër të serive të “Limitless”. Ai i tha Vanity Fair se testet konfirmuan “frikën e tij më të madhe”, duke shtuar se tani do të përpiqet të ndërmarrë “hapa parandalues”.
Alzheimer mund të shkaktojë çmenduri, duke rezultuar në konfuzion, probleme me kujtesën dhe probleme të komunikimit. Hemsworth mësoi se ai ka dy kopje të gjenit ApoE4, një nga nëna e tij dhe një nga babai i tij, duke e bërë atë tetë deri në dhjetë herë më të rrezikuar ndaj sëmundjes sesa ata pa të dyja kopjet e gjenit.
Rreth 2 deri në 3 për qind e popullsisë kanë dy kopje të gjenit./UBTNews/