UBT News

Chris Evans në lidhje me aktoren Alba Baptista

Chris Evans, i cili kohët e fundit u emërua mashkulli më atraktiv i 2022 nga revista People, ringjalli thashethemet për lidhje pasi u panë së bashku të kapur për dore me aktoren Alba Baptista.

Sipas raportimeve të mediave, dyshja janë të lidhur prej më shumë se një viti.

“Ata janë të dashuruar dhe Chris nuk ka qenë kurrë më i lumtur. Familja dhe miqtë e tij të gjithë e adhurojnë atë”, tha një burim për revistën People.

Chris dhe Alba po shëtisnin nëpër Central Park të enjten. Dyshja janë parë duke mbuluar fytyrat me syze dielli dhe maska. Ata ende nuk i kanë adresuar publikisht thashethemet për lidhje./UBTNews/

Exit mobile version