Chris Brown ka ndarë disa mesazhe që supozohet të jenë nga gruaja që e ka akuzuar atë për përdhunim dhe ka kërkuar 20 milionë dollarë nga ai, si një përpjekje për të pastruar emrin e tij. Kjo pasi avokatët e gruas në fjalë janë tërhequr nga ajo për shkak të informacioneve të reja.
Avokatët Ariel Mitchell dhe George Vrabeck, të cilët më parë përfaqësonin viktimën e supozuar, i thanë Page Six të mërkurën se ata “mbeten 100% të përkushtuar për të përfaqësuar viktimat e abuzimit seksual ose sulmit”.
Sidoqoftë, avokatët thanë se Departamenti i Policisë së Miami Beach u dha atyre “informacion të enjten e kaluar” në lidhje me klienten e tyre që “na pengon të përfaqësojmë Jane Doe në çështjen e Chris Brown”.
“Ne e vlerësojmë dhe jemi mirënjohës për punën e mirë të PD-së së Miami Beach”, shtuan avokatët.
Brown, ndërkohë, postoi një sërë tekstesh dhe mesazhesh zanore në Instagram Stories që ai pretendon se dëshmojnë se gruaja vazhdoi të ndiqte një marrëdhënie me të, pavarësisht incidentit të supozuar të sulmit seksual.
Në padinë e ngritur më 27 janar në Los Anxhelos, Jane Doe pretendoi se Brown, 32 vjeç, e drogoi dhe e përdhunoi gjatë një festë në Miami në dhjetor të vitit 2020.
Përveç mesazheve me tekst, ai ndau gjithashtu gjithashtu një mesazh audio, në të dëgjohej zëri i një gruaje, që supozohet se është gruaja në fjalë.
Ai shtoi, “Unë dhe ekipi im po ndërmarrim veprime ligjore për këtë situatë. Ju nuk mund të luani me jetët e njerëzve kështu”.
Një përfaqësues i Howard Bragman, i cili po punon me ekipin ligjor të Brown, tha për Page Six, “Tekstet flasin vetë dhe tregojnë se pretendimet nuk janë të vërteta. Ai po bashkëpunon me Policinë e Majamit dhe po përgatit veprime ligjore kundër akuzuesës së tij”./UBTNews/