UBT News

Chilwell i shtohet listës së gjatë të lëndimeve te Chelsea

Chelsea do të jetë pa shërbimet e Ben Chilwell për të paktën tetë javë me mbrojtësin e krahut që ka pësuar një lëndim të rëndë kundër Brighton muajin e kaluar.

Reprezentuesi anglez dëmtoi kofshën e tij gjatë fitores së Chelseat ndaj Brightonit në Carabao Cup.

26-vjeçari u la jashtë skuadrës së Chelseat për ndeshjen kundër Fulhamit të hënën. “The Telegraph” tani pretendon se Chilwell do të qëndrojë për të paktën dy muaj jashtë fushës për t’u rikuperuar nga dëmtimi i tij.

Ky është një tjetër lajm shqetësues për trajnerin e Chelsea-t, Mauricio Pochettino, i cili ka një listë të gjatë me lojtarë të lënduar.

Christopher Nkunku, Reece James, Romeo Lavia dhe wesley Fofana janë të gjithë të lënduar, derisa ka pasur telashe edhe për Moises Caicedo, Mykhaylo Mudryk, Benoit Badiashile, Noni Madueke, Trevoh Chalobah dhe Carney Chukëuemeka.

Dëmtimi i Chilwell është gjithashtu një lajm i keq për Gareth Southgate, i cili nuk do të ketë në dispozicion një mbrojtës të majtë me përvojë për dy ndeshjet e ardhshme të Anglisë.

Exit mobile version