UBT News

Chiesa nën radarin e Real Madridit

Juventus' Italian forward Federico Chiesa reacts as he receives a yellow card during the UEFA Champions League round of 16 second leg football match between Juventus Turin and FC Porto on March 9, 2021 at the Juventus stadium in Turin. (Photo by Marco BERTORELLO / AFP) (Photo by MARCO BERTORELLO/AFP via Getty Images)

Gjiganti spanjoll, Real Madrid është duke përgatitur që të bëjë një lëvizje për yllin e Juventusit, Federico Chiesa, raporton “El Nacional”.

“Galaktikët” pritet të largojnë disa lojtarë që të rindërtojnë ekipin, ndër ta edhe Garreth Bale, Marcelo dhe Eden Hazard.

Në anën tjetër, Chiesa momentalisht është në formë huazimi dy vjeçar nga skuadra e Fiorentinas te Juventusi, ku ky i fundit është në bisedime me yllin italian që ta bëjnë këtë transferim permanent.

Për shërbimet e Chiesas, përveç Real Madridit që ka shprehur interesim serioz, edhe gjigandi anglez Liverpool ka shprehur interesim në shërbimet e yllit të Juventusit.

Që nga transferimi i tij te Juventusi, Chiesa ka bërë 56 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 17 gola dhe 12 asistime mbi emrin e tij.

Exit mobile version