UBT News

Chiesa dëmtohet në gju, jashtë 6 muaj

Sezoni i Federico Chiezës është mbyllur në mënyrë të parakohshme. Klubi italian i Juventusit njoftoi të hënën se sulmuesi pësoi një dëmtim të ligamentit të gjurit të majtë gjatë fitores ndaj Romës.

Ai pritet të operohet së shpejti ndërsa ky dëmtim të mban jashtë fushave të paktën 6 muaj. 24-vjeçari doli nga fusha në Stadiumin Olimpico në pjesën e parë të ndeshjes. Prej këtij dëmtimi Kieza do të humbasë gjithashtu dhe ndeshjet me kombëtaren e Italisë për t’u kualifikuar në Kupën e Botës 2022, sfidat përmes play-off-it, ku Italia do të përballet me Maqedoninë e Veriut në fund të marsit.

Mungesa e tij do të jetë një goditje e madhe për trajnerin e Italisë, Roberto Mancini, pasi ai ishte një nga yjet e triumfit të Italisë në Euro 2020 verën e kaluar.

Chiesa, i cili sapo ishte rikthyer në fushë pas disa javësh nga një dëmtim muskulor, ka shënuar katër herë për Juventusin këtë sezon në të gjitha garat. Kieza është lojtari me vlerën më të madhe në merkato për skuadrën e Juventusit.TCH

Exit mobile version