Ish-mbrojtësi i Juventus Giorgio Chiellini thuhet se ka vendosur të tërhiqet nga futbolli dhe do të shpallë vendimin e tij sot.
39-vjeçari i kaloi dy sezonet e fundit në LAFC dhe kohët e fundit kishte lënë të kuptohet se ai mund të ishte tërhequr pas përfundimit të sezonin në MLS. Skuadra e tij LAFC humbi finalen e Kupës MLS të shtunën mbrëma.
Chiellini shënoi 36 gola në 561 paraqitje me Juventusin, duke fituar nëntë tituj të Serie A, pesë Superpuka të Italisë dhe pesë Kupa të Italisë.
Ai gjithashtu arriti në finalen e Ligës së Kampionëve dy herë, në 2015 dhe 2017.
Ai ishte kapiten i Italisë në Euro 2020, i fituar nga “Azzurrët” në stadiumin Wembley.
Chiellini mund të kthehet në Juventus pas përfundimit të karrierës së tij si lojtar.
Mbrojtësi legjendar ka mbajtur gjithashtu një derë të hapur për të punuar në MLS për të kontribuar në zhvillimin e ligës.