Chelsea tregon forcën dhe dhëmbët ndaj Tottenham në derbin e Kupës së Ligës. Në gjysmëfinalen e parë mes tyre, në “Stamford Bridge” triumfoi me meritë Chelsea që dominoi në çdo aspekt rivalët dhe u mjaftua me rezultatin 2-0 por që mund të ishte më i thellë.
Me Lukakun e falur pas polemikave të mëdha dhe të rikthyer menjëherë titullar, “blutë e Londrës” zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë ku falë presionit arritën të gjeni dy herë rrjetën.
Fillimisht Kai Havertz në minutën e pestë gjeti golin e avantazhit pas një gabimi në mbrojtjen e Tottenham ndërsa në 34’ Davies i pafat shënoi në portën e tij.
Me këtë fitore, Chelsea shkon i qetë në gjysmëfinalen tjetër pas një jave në Spurs Stadium dhe finalja është shumë pranë./Ora News/.