UBT News

Chelsea sakrifikon yllin e skuadrës për të mundësuar blerjen e Haaland

Chelsea është duke kërkuar me ngulm një sulmues qëndror para nisjes së edicionit të ri garues 2021/22.

Erling Haaland, Romelu Lukaku dhe Robert Lewandowski janë emrat për të cilët skuadra londineze tashmë ka bërë vlerësimet e para, por që të tre janë të vlerësuar me çmime të larta nga klubet përkatëse.

Për ta bërë një blerje të këti kalibri, Chelsea ka nevojë për një shitje të madhe dhe sipas “Sky Germany”, emri që mund të përzgjidhet për t’u sakrifikuar është sulmuesi Timo Werner, përcjellë KosovaPress.

Werner nuk ka arritur që të dëshmohet në nivelet më të larta në Premierligë por deri më tani kanë munguar edhe ofertat nga klubet tjera për 25 vjeçarin.

Nëse realizohet shitja e Werner, atëherë Chelsea do të hidhet në sulmin final për yllin e Borussia Dortmundit.

Exit mobile version